Kryetari i OVL UÇK-së në Klinë reagon ashpër pas dhunës që ushtroi infermierja ndaj nënës së dëshmorit

Aurona Pelaj është punonjësja e cila ditën e sotme u shfaq duke dhunuar një të moshuar, në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

E moshuara e cila dhunohej nga e dyshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nura i cili u vra gjatë betejës me serbet në fshatin Çobrat.
I tronditur nga ky rast është shprehur të jetë edhe kryetari i OVL-UÇK-së dega në Klinë, Hajdin Balaj.

I njejti ka thënë se nënat shqiptare janë të shenjta dhe se kushdo që ushtron dhunë ndaj tyre, duhet të dënohet.

“Jam i tmerruar nga pamjet që qarkulluan sot gjatë ditës së sotme. Një dorë që përkund djepin, e që ja fali tokës sonë më të shtrenjtin djalë, sot në mënyrë mizore u keqtrajtua dhe u poshtërua nga dikush që ka dhënë një betim kur ka veshur mantelin e infermieres.

Ftoj organet e rendit, që ta dënojnë të dyshuarën dhe gjithashtu i bëj thirrje shtetit që t’i kontrollojnë qendrat dhe shtëpitë e pleqëve që ky rast të jetë i fundit”, ka thënë Balaj për Klinë.info