Qeveria vendimin për çerdhet e ndanë bashkë me komunat

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është vendosur edhe për veprimtarinë e çerdheve publike dhe private.

Në pikën 18 thuhet se për ushtrim të veprimtarisë së çerdheve publike dhe private, në tërë territorin e Republikës së Kosovës kërkohet vlerësimi dhe mbikëqyrja nga autoritetet komunale, shkruan Indeksonline.

“18. Për ushtrim të veprimtarisë së çerdheve publike dhe private, në tërë territorin e Republikës së Kosovës kërkohet vlerësimi dhe mbikëqyrja nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë, gjatë hyrjeve në objekte”.