Mediat joprofesionale janë e keqja më e madhe, pas virusit”

Shkruan Mirsad Dakaj

Në këtë gjendje të jashtëzakonshme, është e domosdoshme që të kemi informim të drejtë e profesional. Aq i rëndësishëm është informimi për rastet e të prekurve me virus, aq edhe edukimi për mënyrën se si mund ta shmangim infektimin.

Por në vend të edukimit të lexuesve, mediet, më shumë se vet virusi, kanë arritë të shkaktojnë panik e frikë.

Kjo si shkak i joprofesionalizmit të gazetarëve e lulëzimit të portaleve si kërpudhat VOLVA.

Si shkak i këtij reagimi, është një shkrim i portalit “Infokus” e pastaj i kopjuar me tendencë nga një portal lokal(klinapress), që sipas tyre kryetari i Klinës nuk po e ndalë punën as këto ditë të rrezikut me infektim nga virusi.

E skandali është se, gazetari jo duke informuar por duke gjykuar, këtë po cilëson si shembull të keq.

Bile edhe dezinformon, me apo pa qëllim, se kryetari nuk po respekton udhëzimet e Institutit të Shëndetësisë, duke iu referuar një fotografie ku vet kryetari nuk shihet askund.

Hajde gazetari objektive, hajde! Pirolla ju koftë!

Faleminderit për të gjithë gazetarët profesional e pronarët e medieve që nuk thyejnë parimet gazetareske për përfitime materiale. E, mediet dhe AGK, gjithqysh duhet të organizojë trajnime për edukim të gazetarëve.

Kryetari i Klinës, me të gjithë Ekipin e Emergjencës, po punojnë pa orar e brenda mundësive komunale po bëjnë krejt çka munden që ta menaxhojnë situatën.

Tek e fundit, kryetari është zgjedhur nga qytetarët për të punuar me përkushtim për ne, por angazhimi i tij e i ekipes së tij është për tu vlerësuar. Sepse ai dhe të gjithë po rrezikohen nga një virus i padukshëm e i frikshëm.

(Autori punon në Komunën e Klinës. Pikëpamjet e tij janë personale.)

SHARE