NË ZLLAKUQAN TË KLINËS MBAHET KARVANI SHËNDETËSOR

Në fshatin Zllakuqan të Komunës së Klinës, përkatësisht në SHFMU “Atë Shtjefën Gjeçovi”, është realizuar karvani shëndetësor i cili kishte për qëllim përmirësimin e shëndetit dhe vetëdijesimin e qytetarëve për sëmundjet jo ngjitëse për temat: ndikimi i duhanit, alkoolit, aktiviteti fizik, të ushqyerit e shëndetshëm, ku qytetarët kanë plotësuar edhe kartën e vlerësimit dhe më pas kanë bërë kontrolle tek ekipet e stafit shëndetësor.

Nënkryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj e cila ishte pjesë e kësaj ngjarje së bashku me ekipin e mjekëve nga QKMF “Nënë Tereza”, theksoi se sa janë të rëndësishme aktivitete të tilla në dobi të shëndetit të qytetarëve.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor- AQH Project” i cili zbatohet nga Swiss TPH dhe Syri i Vizionit dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).