Shtyhet seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Më 23 tetor do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të diskutojë raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara fillimisht ishte planifikuar për 18 tetor, por u zhvendos për në 23 tetor.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Këshillit të Sigurimit, seanca do të mbahet pasdite me orën lokale, ose në mbrëmje me kohën e Evropës Qendrore.

Brazili është kryesues i Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë muajit tetor.

Seanca e fundit e KS të OKB-së për Kosovën u mbajt më 27 prill.