Mediat serbe: Vuçiq u njoftua për arrestimin e policëve kosovarë, niset me urgjencë drejt Presidencës

IndeksOnline ka raportuar se tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, dyshohet se janë kidnapuar sot në territorin e Leposaviqit.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se kidnapimi i tyre dyshohet se ka ndodhur brenda kufirit të Kosovës.

E për këtë rast kanë shkruar edhe mediat në Serbi të cilat raportojnë se kinse arrestimi i tyre është bërë në territor të Serbisë.

Për këtë veprim është njoftuar urgjentisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili me marrjen e informacionit ka falënderuar nikoqirët e tij në ambasadën ruse, ku mori pjesë në pritjen për shënimin e Ditës së Rusisë dhe u drejtua menjëherë drejt Presidencës./