‘Katar 2022’ vjen sot me katër duele joshëse, live në RTK

Kupa e Botës ‘Katar 2022’, do të vazhdojë sot më katër ndeshje interesante, sfida të cila vijnë drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Dita e sotëm do të nis me duelin Marok-Kroacia, ndeshje kjo që nis në orën 11:00, e cila luhet në kuadër të Grupit F.

Në të njëjtin grup do të zhvillohet edhe përballja mes Belgjikës dhe Kanadës, sfidë që nis në orën 20:00.

Dy duele joshëse do të vijnë në Grupi E, ku ballafaqohen Gjermani-Japoni, ndeshje që nis në orën 14:00, si dhe Spanjë-Kroaci që starton në orën 17:00.

Sot në RTK:

Grupi E

14:00, Gjermani-Japoni

17:00, Spanjë-Kosta Rika

Grupi F

11:00, Marok-Kroacia

20:00, Belgjikë-Kanada

/RTK