QEVERIA MIRATON PROJEKTLIGJIN PËR PAGAT, KURTI: PËR HERË TË PARË PO KRIJOHET SISTEM I UNIFIKUAR

Në mbledhjen e 109 të Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për Pagat në Sektorin Publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky Projektligj krijon për herë të parë në Kosovë sistemin e unifikuar të pagave, sepse sipas tij ky sistem ka në thelb drejtësinë dhe rregullimin e pagës për të gjithë të punësuarit që paguhen nga dhe përmes buxhetit të shtetit, shkruan teve1.info

Kurti theksoi se propozimi i sotëm i kushton rëndësi të madhe kualifikimeve, pozitës e përvojes, kufizimeve të të drejtave të përgjithshme të punës ku kryefjalë ka trajtimin e barabartë dhe të drejtë.

“Propozimi i sotëm i kushton rëndësi të madhe kualifikimeve, rëndësisë shtetërore, pozitës, përvojës, shkallës së vështirësisë, kufizimeve të të drejtave të përgjithshme të punës ku kryefjalë ka trajtimin e barabartë dhe të drejtë”, deklaroi Kurti.

Tutje ai deklaroi se janë siguruar që të zvogëlohet dukshëm dallimi në mes të pagës të lartë dhe asaj më të ulët, teksa shtoi se askush nuk mund të paguhet më shumë sesa pesë fishi i pagës më të ulët në administratë.

“Ne jemi siguruar që të zvogëlohet dukshëm dallimi në mes të pagës të lartë dhe asaj më të ulët nga 20 herë sa është sot në 4.78 herë midis kreut të shtetit dhe zyrtarit më të thjeshtë në hierarkinë shtetërore, pra më pak se pesë herë pesë herë e është 20 herë, sepse askush nuk mund të paguhet më shumë sesa pesë fishi i pagës më të ulët në administratën tonë”, u shpreh Kurti.

SHARE