EULEX konfirmon sulmin me bombë ndaj patrullës së tyre: I dënojmë aktet e personave të armatosur në Veri

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka konfirmuar se ka ndodhur një sulm me bombë çorientuese ndaj një patrulle të tyre në veri.

Përmes një komunikate për media, EULEX ka konfirmuar se rasti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në afërsi të Rudarës.

Po ashtu, është bërë e ditur se asnjë zyrtar i Njësisë Speciale të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

“Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar.” – thuhet në komunikatën e EULEX.

Në fund, thuhet se sulmet ndaj tyre dhe zyrtarëve policorë të Kosovë, janë të prapranueshme.

“Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar. EULEX-i do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar.” – bëhet e ditur mes tjerash.

Komunikata e plotë:

Sulm me bombë çorientuese ndaj patrullës vëzhguese të EULEX-it

Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar.

EULEX-i do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, në kuadër të mandatit që e ka, si dhe të kontribuojë për sigurinë e popullatës nga të gjitha komunitetet.

Apelojmë te të gjithë ata që janë përgjegjës që të përmbahen nga veprime të tjera provokuese si dhe iu bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t’i sjellin përpara drejtësisë.