Digjen disa vetura në një parking në Malishevë, zjarrfikësit dalin në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi në një parking në Malishevë dje rreth orës 13:00 ishin duke u djegur disa vetura,

Sipas burimeve të Sinjalit në polici, dyshohet se zjarri ka filluar si pasojë e instalimit të rrymës së një automjeti.

Tutje, të njëjta burime tregojnë se si pasojë e zjarrit, është djegur një automjet tërësisht, ndërsa dy të tjera pjesërisht.

Gjithashtu, Sinjali mëson se të lënduar nuk ka, ndërsa vlera e dëmit ende nuk dihet.