Qeveria merr vendim për themelimin e një ndërmarrjeje publike në Pejë

Qeveria ka marrë vendim që ta themelojë ndërmarrjen publike lokale “Eko Sig. Sh.A” në Pejë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kërkesa e Komunës së Pejës i plotësoi kriteret e kërkuara.

“Kërkesa e Komunës së Pejës është konsideruar se i ka plotësuar të gjitha kriteret”, tha ajo.

“Komuna gjithashtu ka ofruar gjithashtu dëshmi dhe argumente për qëndrueshmërinë financiare të kësaj ndërmarrjeje”, shtoi ministrja.

SHARE