Home Blog Page 379
Është publikuar linku për aplikimin online për subvencionimin për librat shkollorë në platformën e-Kosova. Mirëpo brenda pak minutave platforma është bllokuar, kjo duke bërë vështirësi në aplikim. Nuk dihet nëse numri i madh i prindërve është kyçur në të njëjtën kohë dhe ka bërë që faqja të ketë vështirësi. Nga MASHTI kishin deklaruar se aplikimi do të jetë shumë i lehtë dhe...
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe kryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, e kanë çuar sot në Gjykatë Kushtetuese, Ligjin për Tatimin në Pronë. Murati e ka cilësuar një lëvizje të tillë si “potez të kastës së vjetër politike”, që sipas tij duan të fshihen pas Gjykatës Kushtetuese, me arsyetimin se janë për...
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka mbajtur konferencën e parë për medie, ku ka njoftuar me punën që do të bëjë në këtë ministri. Maqedonci tha se qëllimi i tyre kryesor është integrimi në NATO, ani pse sipas tij, ka akoma shtete që po hezitojnë të pranojnë Kosovën në këtë organizatë. “Fokus yni, qëllim i yni është integrimi në NATO, kjo...
Bukuroshja nga Klina, Arlinda Prenaj, e cila jeton në Gjermani po shkëlqen çdo ditë e më shumë. Nē fotot e fundit ajo ka mahnitur me bukurinë e saj natyrale, duke e dëshmuar që ēshtë e pa konkurencë. Madje, Arlinda ka qenë pjesë e shumë kompeticioneve të bukurisë në shtete e kontinente të ndryshme.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim lamtumirës Drejtorin e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, René Schlee, i cili tani do të drejtojë zyrën rajonale të këtij Fondacioni për Evropën Juglindore. Gjatë bashkëbisedimit në këtë takim lamtumirës, Kryeministri Kurti e falënderoi z. Schlee për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin. Në qendër të bashkëpunimit ishin çështjet...
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë. Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, të intensifikuara gjatë sezonit turistik dhe të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar në analizat e riskut, u konstatua dhe u godit një rast i tentativës për të kontrabanduar produkte konsumi të ndryshme. Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar H. D., 39 vjeç, banues...
Qeveria e Serbisë del se është duke paguar një kompani amerikane për lobim, “BGR Group”, nga 50 mijë dollarë në muaj për të lobuar në Uashington. Kjo marrëveshje është e regjistruar edhe në një dokument zyrtar të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së. Në dokumentin e Departamentit të Drejtësisë, që ka të bëjë me deklaratën e regjistrimit sipas Aktit për Regjistrimin...
Prindërit nga sot mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore. Këtë e ka bërë të ditur ministria e Arsimit Arbërie Nagavci. Nagavci ka pohuar se nga fillimi i javës së ardhshme, mjetet do të dalin në në xhirollogaritë e prindërve. Ministria e Arsimit të enjten ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri...
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se ka rënë numri i përfituesve nga skema e pensioneve invalidore në korrik 2023, krahasuar me korrik 2022. “Në muajin korrik 2023, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 20 937 familje me gjithsej 82 621 anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 25 088 familje me...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x