E konfirmon policia, 22-vjeçari u vra në Gjakovë – arrestohet një i dyshuar

D.Gj, 22-vjeçar, është vrarë me armë zjarri sonte në fshatin Nec të Gjakovës dhe për këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Pasi 22-vjeçari ishte sjelluar pa shenja jete në spital, policia në vendngjarje konfiskoi tri armë dhe shoqëroi tre persona në stacionin policor. Fillimisht, rasti u trajtua si ‘hetim i vdekjes‘, por, tani rasti në fjalë po cilësohet si ‘vrasje’.

“Rasti është cilësuar si vrasje, një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit”, konfirmoi për Gazetën Sinjali, Lumni Graishta, Drejtor Rajonal në Policinë e Gjakovës.

Motivet e vrasjes janë ende të paqarta. /Gazeta Sinjali/