Arrestohet kosovari në pikën kufitare në Morinë, qeni i policisë gjeti kontrabandë në Golfin e tij

Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, të intensifikuara gjatë sezonit turistik dhe të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar në analizat e riskut, u konstatua dhe u godit një rast i tentativës për të kontrabanduar produkte konsumi të ndryshme. Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar H. D., 39 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjatë kontrolleve në vijë të dytë, në hyrje të vendit, në automjetin tip “Volksëagen” që drejtonte 39-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.