Home Blog Page 2225
Një aksident ka ndodhur para pak momentesh në fshatin Volljakë të Klinës, ku një kamion i mbushur me zhavor është rrokullisur. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe se a ka ndonjë të lënduar. Në bazë të fotografive të dërguara ne Klina info nga dëshmitarë të rastit shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe ambulanca./Klina.info/
Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani është përfshirë në temën për të pagjeturit. Ajo ka reaguar ndaj një deklarate të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, derisa ka thënë se secili njeri racional në Kosovë, kurrë nuk duhet të lodhet së treguari të vërtetën e së ngrituri zërin për njerëzit që humbëm si rezultat i politikave gjenocidale të...
Përplasja e djeshme në Kuvendin e Kosovës si dhe deklarimet e zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj se janë lodhur nga deklaratat për masakra dhe nga këto rrëfime, kanë nxitur reagime të shumta nga të gjithë, Selmanaj kishte pasur një përplasje me deputeten Saranda Bogujevci, e cila është e mbijetuar e njërës prej ngjarjeve më të trishta gjatë luftës. E në...
Në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për përkrahje financiare për nënat që lindin fëmijë, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka njoftuar sot, se është bërë ekzekutimi i mjeteve për 406 nëna që kanë lindur fëmijë, kryesisht gjatë këtij viti, dhe kanë aplikuar për këtë përkrahje. “Janë ekzekutuar mjete për të...
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 130 pacientë me COVID-19, prej tyre 17 janë në gjendje më të rëndë, ndërsa nga personeli shëndetësor janë infektuar 28 mjek, infermierë dhe të shërbimit teknik. Sipas një njoftimi përmes rrjetit social Facebook thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 pacientë. “130 pacientë  janë duke u trajtuar aktualisht...
Disa persona kanë arritur të grabisin filialin e BKT-së, në rrugën B në Prishtinë të premten në mëngjes. IndeksOnline ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes se si u organizuan akterët për këtë grabitje. Gjatë kësaj grabitjeje u përdor eksploziv dhe arma e zjarrit që gjuajtën në drejtim të rojës. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për IndeksOnline,...
Kosova do të ndihmohet nga Bashkimi Evropian në luftën kundër COVID 19 me 26.5 milion euro. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media. Në këtë njoftim thuhet se shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nënshkruajnë sot një kontratë me vlerë prej 26.5 milion euro. Kontrata është e dizajnuar për t’i përkrahur...
Florim Ejupi që akuzohet nga Aleksandër Vuçiq për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka thënë se vrasësi i Tahir Zemajt është brenda LDK’së. Analistët në studio e pyetën Ejupin për vrasësin e Zemajt për shkak se për këtë vrasje akuzohet vet Ejupi. “Nuk është në interesin e Armend Zemaj ta zbulojë kush e vrau Tahir Zemajn sepse i dalin njerëzit e tij....
Florim Ejupi ka treguar se vite më parë e kanë kontaktuar hetuesit e Gjykatës Speciale. Më kanë thirrë sa kam qenë në Kosovë, dy hetues të EULEX-it. Përmes një përkthyesi më kanë kontaktuar, më thanë me pi kafe edhe më kanë pyet, më thanë jemi të Gjykatës Speciale. Ju thashë çka doni, çka ka ndodhë pas luftës, me na ndihmu...
Komuna e Pejës për të shtatën natë, mbetet në mesin e komunave të Republikës së Kosovës e cila ka hyrë në zonën e kuqe të kategorisë së rrezikut nga COVID 19. Nga ora 19:00 e mbrëmjes për të shtatën natë po zbatohet ora policore. Në kuadër të zbatimit të masave antiCOVID përfshirë orën policore dhe mbylljen e qytetit, pika kontrolli policorë...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x