Ejupi: Hetuesit e Gjykatës Speciale më pyetën për vrasjet e pasluftës, kam xhirime dhe fotografi të tyre

Florim Ejupi ka treguar se vite më parë e kanë kontaktuar hetuesit e Gjykatës Speciale.

Më kanë thirrë sa kam qenë në Kosovë, dy hetues të EULEX-it. Përmes një përkthyesi më kanë kontaktuar, më thanë me pi kafe edhe më kanë pyet, më thanë jemi të Gjykatës Speciale. Ju thashë çka doni, çka ka ndodhë pas luftës, me na ndihmu diçka. Ju tregova për vitet që kam qenë në arrati, s’mundem me ju ndihmu kurgjo. Kam xhirime krejt çka kam fol me ta, kam fotografi”, ka thënë ai në TV Dukagjini, transmeton IndeksOnline.

“Unë ju thash nuk mundem me ju ndihmu kurgjo juve, se gjatë kësaj kohe nuk kam qenë këtu, kam qenë në Gjermani. 2001, 2004 kam qenë në arrati, pastaj në burg deri në 2008. Veç për vrasje të pasluftës më kanë pytë”, shtoi ai.

Ndryshe, Florim Ejupit është i njohur që nga pas lufta. I njëjti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku një autobus civil i mbushur me serbë, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001.

Nga ajo bombë, u vranë 12 civilë serbë dhe u plagosën 40 të tjerë të gjithë këta po udhëtonin drejt manastirit të Graçanicës nga Nishi i Serbisë.

Ejupi ishte arrestuar nga policia e UNMIK-ut në atëkohë derisa ishte arratisur nga burgu ushtarak në kampin e Bondsteelit, për t’u arrestuar përsëri në Tiranë, ndërkaq, në vitin 2009 i njëjti u lirua në mungesë të provave./