Moti sot, kryesisht me diell

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të zbresin dukshëm në raport me temperaturat e ditëve paraprake

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Imdeksi UV mbetet i lartë , prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP.

Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë për shumë vite të fundit.