Temperaturat deri në -13 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore.

Këto reshje do të do të vazhdojnë edhe nesër në disa zona.

“Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente.

Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetet prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme.