Viti 2021 ishte vit i rënduar për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Përveç virusit vdekjeprurës Covid19 ata u përballën edhe me shtrejtimin e produkteve ushqimore.
Agjencia e Statistikave njoftoi në muajin tetor për një ngritje prej 5.7 për qind të çmimeve të konsumit. Ngritja më e lartë e çmimeve u shënua te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe...
Nuk është ushtarak por e ka emrin e një ushtrie ndërkombëtare.
Emrin e rrallë si të tij zor se mund ta ketë dikush tjetër në Kosovë.
Është ky Kfor Gashi, i cili ka lindur më 8 qershor të vitit 1999 në Kosovë, vetëm pak ditë para se trupat e forcave paqeruajtëse të NATO-s të hynin për ta çliruar përfundimisht Kosovën.
22 vjeçari...
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, emri më i zakonshëm tek femrat është Fatime (8,626 persona mbajnë këtë emër), ndërsa tek meshkujt është Bajram.
Sipas alfabetit me shkronjën A kishte më së shumti emra – gjithsej 8,026 emra – ndërsa më së paku emra kishte emra që fillonin me shkronjën C – gjithsej 407 emra.
Në...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konferencë për shtyp në prag të Vitit të Ri, u shpreh se 2022 mund të sjellë fundin e pandemisë së koronavirusit, i cili ka marrë miliona jetë rreth e përqark globit.
Ghebreyesus përsëriti edhe njëherë thirrjen se bota tashmë i ka mjetet që t’i japë fund kësaj fatkeqësie...
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj përmes një portreti familjar, të publikuar në FB ka uruar qytetarët Vitin e Ri 2022.
Ky është postimi i Elezajt:
Nga unë dhe familja ime GËZUAR 2022!
Të gjithëve ju uroj një vit të mbarë, me shëndet dhe sukses për ju dhe familjet tuaja!
Poliklinika Biolab ZAFI në Klinë dhe Laboratori në Pejë, iu uron gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës Vitin e Ri 2022.
Qoftë një vit i mbarë, i suksesit dhe i dashurisë.
Falënderojmë të gjithë pacientët dhe doktorët e stafin tonë, që na besojnë punën me premtimin që do të mbesim të fokusuar në shërbime efikas edhe në vitin që po vjen.
Gëzuar!...
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, tha se viti 2021 ka dëshmuar që partneriteti midis Kosovës dhe Amerikës është më i fortë se kurrë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Giacobbe shpërndau një video ku numëroheshin disa prej marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve midis dy vendeve gjatë këtij viti.
Derisa uroi vitin e ri,...
Varianti Omicron mund të sjellë fundin e pandemisë. Ekspertët gjermanë shpjegojnë se ekzistojnë koronaviruse me të cilët njerëzit kanë bashkëjetuar e i kanë përballur mjaft mirë për dekada apo edhe shekuj të tërë.
Disa prej tyre njihen si OC43, 229E ose HKU1 dhe shkaktojnë kryesisht infeksione të padëmshme.
Te lodhur nga pandemia dy vjeçare, njerëzit tani me të drejtë pyesin se...
KEDS-i njoftoi për dy qytetet që nuk do të kenë rrymë sonte, KOSTT-i thotë se nuk është problemi tek ta
KOSTT ka thënë se sot nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike. Kjo pasi sipas tyre Kosova ka siguruar energji të nevojshme për mbulimin e konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Shqipëria.
“Njoftohen qytetarët e vendit që bazuar në përgatitjet dhe...
Naim Rudari, në cilësinë e ish-hetuesit, ka folur rreth vjedhjeve grabitqare dhe grabitjeve që po ndodhin në Kosovë.
Ai tha se grabitjet dhe vjedhjet grabitqare janë shumë më të rrezikshme sesa vjedhjet, sepse sipas tij, dy të parat kanë në vete edhe dhunën.
Rudari gjithashtu tha se ekziston edhe një dallim mes grabitjeve dhe vjedhjeve grabitqare.
“Një dallim i vogël është te...