A po e humbin primatin “Gashët”? Ky është mbiemri më i shpeshtë në Kosovë

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, emri më i zakonshëm tek femrat është Fatime (8,626 persona mbajnë këtë emër), ndërsa tek meshkujt është Bajram.

Sipas alfabetit me shkronjën A kishte më së shumti emra – gjithsej 8,026 emra – ndërsa më së paku emra kishte emra që fillonin me shkronjën C – gjithsej 407 emra.

Në Kosovë, sipas një matjeje të vitit 2017, në Kosovë janë identifikuar 26,557 mbiemra. Mbiemri më i shpeshtë në Kosovë ishte Krasniqi, ku 58,199 persona mbanin këtë mbiemër.

Në anën tjetër, në Kosovë mbiemrin Gashi e mbajnë 57,396 persona. Mbiemrin Berisha e kanë 43,727 persona. Atë Morina e kanë 27,222 persona.

Ndërkaq, mbiemrat e tjerë janë si vijojnë: Shala (25,585 persona), Kastrati (13,015 persona), Kryeziu (12,882 persona) dhe Hoti (12,709 persona).