Malishevë/ Hajnat në Astrazub bëjnë kërdi, vjedhin stoli ari dhe mijëra euro të gatshme

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Astrazub të Malishevës.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet me dije se një person ka denoncuar këtë rast, ku persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur 9.200 euro si dhe stoli ari me vlerë 10.000 euro.

Njofitmi i Policisë:

Fsh. Astrazub, Malishevë 07.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, nga një dritare dhe nga aty kanë vjedhur 9.200 € dhe stoli ari me vlerë 10.000 €. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Nuk raportohet për të arrestuar.