U tha se Osmani merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Presidenca: U ftuan Qeveritë, jo presidentët

Në Tiranë të Shqipërisë, udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, marrin pjesë në samitin rajonal mbi planin e rritjes ekonomike të Bashkimit Evropian për rajonin,

Mediat në Shqipëri raportuan se Kosova do të përfaqësohet nga presidentja, Vjosa Osmani, teksa në takim virtualisht do të marrë pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti.

Por një gjë të tillë e kanë mohuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, të cilët thanë se nuk ka qenë e paraparë pjesëmarrja e Osmanit në takimin e datës 29 shkurt.

“Presidentja ka qene e ftuar vetëm për samitin EJL-Ukraine te dt.28 shkurt. Nuk ka qenë e paraparë pjesëmarrja e saj në takimin e kryeministrave me dt.29 për planin e rritjes. Pra aty janë ftuar qeveritë”, ka thënë këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.