Rruga e paharruar

Historia e një mergimtarit
Si cdo dimër i ftohtë edhe ky dimër i viti 2015 ishte një dimër i paharrueshëm , me i ftohtë nga të gjithë dimrat që kisha kaluar, jo vetëm nga të ftohtit që vinte nga jashtë por shumë i ftohtë edhe në zemrën time sepse mora një vendim shumë të vështirë për një të ardhme më të mirë , pikërishtë me datën 19.01.2015 ditë e diel, mora rrugën për në gurbet , ajo ditë ishte shumë e ngarkuar e plotë stress duke pyetur vetën :A ishte vendim i duhur ?, Si do të shkoja ? ,A do të mund të shkoja në vendin e menduar ?…

Shkova në Prishtinë që të bëja rezervimin e udhtimit mirëpo si një i pafat që e quaja vetën nuk kishte bileta për atë ditë .Por pasi isha i vendosur që të kem një të ardhme më të mirë atëherë nuk humba shpresat dhe shikova linjat tjera . Në statcioni e autobusave ishte një rrëmuj e madhe ,thuajse e gjithë rinia e Kosovës kishte marrë rruguën për gurbet, aty takova një person me zemër të mirë që me dinte hallin dhe me udhëzoj në drejtim të Lipjanit .
Ishte ora 19:40 e mbremjës dhe rezervuam 3 bileta dhe në ora 4:00 të mengjesit ishte koha që të niseshim në rrugën të cilën e kishim ëndërruar pavarësishtë sfidave që do të përballeshim.

Në atë mëngjës të ftohët ishin të zgjuar e gjithë familja për të më uruara një rrugtim të mbarë, por me i pikëlluari ishte Babi im (sado që rritësht për prindin je prap një fëmijë i vogël) i cili me shoqëroj deri në Prishtinë ku aty u takova me dy shokët që do të udhtonim se bashku dhe vazhduam udhëtimi deri ne Gracanic, ku erdhi dhe autobusi me të cilin do të udhtonim .

Stresi nuk mungonte në asnjë momenti pasi ishum duke udhtuar me një kompani serbe ku dihet se marrveshjet mes Kosovës dhe Serbis nuk ishin stabile , mirëpo të gjithë ishum shqipatre dhe ishte pothuajse një lehtësim më pak.
Gjatë rrugës për në Podujeve dëgjonim lloj-lloj bisedash me pretekstin se policia e Kosovës do të na ndaloj të kalonim kufirin dhe pas një pause 15 minutshë vazhduam rrugën drejt merdarës , kur arritem në kufi po prisnim radhe dhe papritur një person ne u drejtuat duke na thënë:” Që të kalonim kufirin duhet të qësim të holla ne të kundërten nuk do të kalojmë kufirin” edhe pse gjithë dokumentacionin kishum në rregull,pas 15 minuta papritur hyn në autobus një polic nga institucionet e Kosovës dhe insistoj të gjente personin që kërkoj të holla për interesa të veta ,por aj përson ishte zhdukur tanime.

Me gjithë ato problem që kishim me datë 20 kaluam kufirnin e Kosovës dhe mbas 6 ore mbërritem ne statcionin e autobusave në Beograd, vazhduam morëm bileta për në drejtim të Hungaris.

Duke marrë rrugën për në një fshat të Hungaris që ishtë afro 3 kilometra ku ishum , ne gjithsesi duheshte që të merrnim nje taksi që të arritim se për ndryshe ishte e pamundur që të arrinim, gjatë atij rrugëtimi kkishim shumë provokime, në u dashtë të hypnim në një autobus të nxënësve të cilit udhtnonin për në shkollë duke na kërkurar 150€ për person.
Ne përshkak të ngarkesës , stresit,emocioneve,provokimeve nuk flisnim asgjë vetëm pritnim momentin që të mbërrinim në hungari , gjatë rrugës shikuam një furr buke dhe vendosem që të ndalonim të merrnim ushqim dhe të na tregonin udhëzimet për drejtimet në vazhdim, e mira ishte sepse të gijthë na flisnin shqip duke na udhëzuar në drejtim të hekurudhës në qoftë se donim të kalonim vet kufirin dhe vazhduam me plotë shqiptarë të tjerë që kishin marrë këtë rrugtim.
Por gjatë rrugës takonim serb që na kërkonin para dhe na udhëzonin në drejtim të gabuar dhe prap na këkonin para që të ktheheshim në rrugën e drejtë.

Por fati jonë i mirë u larguam nga aj person mizorë që luan me ndjenjat e njerëzve të pafajshëm.
Policia serbe kishte kapur shumë persona diku afër 20 të tillë dhe në atë moment u largua aj person nga ne ,por sado që menduam që u shliruam sfidat ishin cdo herë me ne, në afërsi rreth 200 metra verejtëm një makinë të policis serbe , ishum të detyruar të shtriheshim për tokë që të mbrohemi që ishtë ora dikur 21:30 e mbremjës ishte lagështi ishim të ngarkuar me qanta kishte persona që ishin rrokullisur gjatë atyre momenteve që mbetën edhe të lenduar me pas.

Fati ishte në anën tonë erdhi një turm shqiptarësh dhe ju bashkuam që kishin paguar policin, vazhduam rrugën duke ecur ishte ora 3:00 e mëngjesit ,duke vazhduar rrugën u përballem me lumin Tisa ,pa u ndalum ne vazhdonim të ecnim hym një një katun pa e ditur që ne tanime kemi mbërritur në Hungri .

Në një oborr verejtëm një makinë dhe kur shikuam tabelat e verejtëm që jemi në Hungari,pra vazhduam rrugën drejtë takuam një polic dhe na udhëzoj që të ecnim në atë drejtim që ishim duke ecur dhe papritum shikuam dy makina të pollicisë .U afruam dhe filluan duke na thënë “Nema Panika”,ishte ora rreth 15:00 pasdite data 22 dhe na dërguan në një sallë peshkimi ishte ambient i ngohtë dhe qendruam aty deri në 00:00 të natës, dhe me pas erdhen policia hungareze duke na marrë me forcë edhe pse ishim në gjumë dhe na hypnin në makina të të bugosurve .

Gjatë kësaj rruge ishte një i ftohtë i papërballueshem dhe ne u mundonim të ndihmonim njëri- tjetrin sepse nuk dimin se ku po na dërgonin, gjatë një ore rrugë mberritëm në burgun e Segetit , ku aty ishin plotë emigrant ,ku ne së pari shkuam të qendra e regjistrimit që ishte prap për ne një sfid tepër e rend sepse filluan të talleshin me në, duke përdor dhune psikologjike prej secilit prej në cofte mashkull, femër , burrë apo grua duke na marrur të gjihë telefonat, dhe na derguan në një qader ku ishte një rrëmuj e madhe ku as në këmbë nuk kishte haspirë që të qendronim.

Aty qendruam 4 ditë duke përballuar një situate të rend ku nuk kishim as gjërat elementare për jetë: ushqim , ujë.
Me datë 26 na dërguan në një zyre të azilit në qytetitë quajtur Zeget.