Adem Shala: Kush ka të drejtë të formojë pozitën dhe kush mbetët në opozitë?

 Sistemi zgjedhor proporcional, veshtirësitë në krijimin e kualicioneve parazgjedhore, zgjidhjet kushtetuese dhe mungesa e traditës së bashkëpunimit e bashkërendimit ndërpartiak, etj., po ndikojnë qe asnjëri subjekt-kualicion partiak parazgjedhor, të mos fiton shumicën-mbi 50%. Kjo gjendje ka rezultuar në karakteristika të shumëpartizmit kosovar dhe karakteristikave në efektin qeverisës e institucional-si në konsolidimin institucional menjëher pas zgjedhjeve, dhe në krijimin e realizimin e politikave qeverisese në të gjitha sferat.
1. Nuk ka qeverisje jashtë kushtetut-shmërisë
Në praktikat e gjerëtanishme, partia që fitonte më së shumti-ma shum se të tjerat, e qe sillet rreth 30-35% të votuesve që kanë dal në votime, e ka formuar pozitën-shumicën dhe qeverinë, kuptohet duke përfshi subjektet e komuniteteve pakicë. Nëse tani vlerësohet-interpretohet ndryshe, del se qeverisjet paraprake kanë qenë në kundërshtim me kushtetutën. Atëherë kur, se bashku me minoritetet nuk krijonin shumicen 51%, dhe kur partitë tjera nuk i bashkoheshin për të kriju shumicen, shfaqej kriza e konsolidimit institucional paszgjedhor, siq ishte rasti i zgjedhjeve parlamentare 2014. Situata e krijuar në zgjidhjet parlamentare 2014, kishte hapur debate dhe interpretime se: a e ka mandatin të formojë pozitën vetëm partia ose kualicioni që ka fituar më shum vota në procesin zgjedhor se sa të tjerat, apo këtë të drejtë e kanë edhe subjektet që mund të bashkohen pas zgjedhjeve dhe të bëjnë shumicën-pozitën. Situata e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare 2017 ka rihap prap debate, edhe pse tani kemi edhe interpretimin kushtetues të vitit 2014.
Partitë që fitonin më pakë se partia e parë dhe nuk i bashkoheshin të pares për ta konsolidu pozitën, quheshin dhe mbeteshin opozitë. Pra, thelbi i medyshjeve sillet në pyetjet dhe pergjigjet se: a konsiderohet fituese-pozitë e zgjedhjeve, partia opo kualicioni që ka fituar ma se shumti vota (më shumë se të tjerat) gjatë procesit zgjedhor, apo këtë shumicë-pozitë mund ta krijojnë edhe bashkimi i subjekteve të bashkuara-kualicioni pas zgjedhjeve? Interpretimi kushtetues 2014 sqaroj se, nuk munden me u ba shumicë dhe pozitë më bashkimin pas zgjedhjeve të partive qe kanë fituar më pak se e para; dhe faktit se: krijimi i shumices-pozitës dhe mandatimi për kryeministër i takon subjektit që ka fituar mëse shumti, më partitë-kualicionet që i merr në kualicion pas zgjedhjeve dhe perfaqësuesit e minoriteteve. Ndërsa, mendimi dhe interpretimi se, koalicionet paszgjedhore së bashku janë shumicë, nga interpretimi kushtetues 2014 dhe praktikave paraprake, nuk mund ta krijojnë pozitën dhepse, se bashku mund të sigurojnë numrat e nevojshem në Kuvend dhe në zgjedhjen e qeverisë.
2. Dy çështje të një procesi
Debati dhe interpretimi është koncentruar vetem në zgjedhjen e qeverisë; por, kjo problematikë ka të bëjë jo vetem në zgjidhjen e qeverisë. Kjo shfaqet qysh në konsolidimin e Kuvendit pas zgjedhjeve. Pra, fjala është në përcaktimin dhe konsolidimin paraprak pozitë-opozitë. Pra, sadoqë këto ndërlidhen, këto janë faza të ndara të të njëjtit process; çeshtja zgjidhet paraprakisht: se kush mund ta krijon pozitën dhe kush mbetet opozitë. Kjo është primare. Procesi i zgjedhjes se qeverisë vjenë pas kësaj, sadoqë, këto procese përgaditën njëkohësisht dhe paraprakisht. Ka mendime se, nese për heren e parë nuk zgjidhet qeverija- si rezultat i mungeses se numrave, i takon partisë së dytë të dalë më kandidatë; kjo nuk qendron, ngase, pozita prapë del më mandatar tjetër ,,më të njejten procedur’’ në konsultim me të njejtin subjekt-pozitën. Ndërsa, moszgjedhja e qeverisë për të dytën herë në mungesë të numrave, rezulton në shpalljen e zgjedhjeve të reja, e jo të krijohet pozitë e re apo të dalë me kandidat nga opozita.
Pra, qysh në fillim përcaktohet kush është pozitë e kush opozitë- në konsolidim të Kuvendit dhe përcaktimit pozitë-opozitë, dhe më pastaj zgjedhja e qeverisë. Ky process është i njëkohshem, por caktimi i pozitës dhe opozitës sqaron procedurat e konsolidimit institucional paszgjedhor dhe rreth zgjedhjes së qeverisë. Deri më tani, ai subjekt që ka fitu më shum vota se të tjerat subjekte gjatë procesit zgjedhor, ka vendos në formimin e shumicës dhe qeverinë; ngase, egziston sistemi i paster proporcional, e jo mazhoritar i zgjedhjeve që do të sjellte subjekt mbi 50% të votave. Nëse, tani vlerësohet-interpretohet ndryshe, del se qeverisjet paraprake kanë qenë në kundërshtim me kushtetutën.
3. Efektet e sistemit zgjedhor proporcional
Sistemi zgjedhor proporcional është parapa për qellime të caktuara, e motivuar nga teoria e A. Lejphart-teoria e demokracisë së moderuar, dhe është kundër partive të medha që sjell sistemi mazhoritar i zgjedhjeve. Aty ku, nuk ka traditë të kulturës politike demokratike e plurale, partitë e mëdha masive shndërrohen në tirani të shumicës dhe uzurpojnë fuqishem institucionet dhe demokracinë përmes dukurive edhe më negative se siq ishin gjerë me tani në Kosovë; dhe, egzistimii i dy shumicave që do sillte sistemi mazhoritar i zgjedhjeve, do e rrezikonte demokracinë edhe më shum, në këto fazat fillestare të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe demokracisë se brishtë qeverisese.
Ky sistem proporcional i detyron partitë të bashkëpunojnë dhe respektojnë njëra tjetrën dhe relativizohet sadopak uzurpimi i intitucioneve nga partitë e medha; u mundëson daljen më të lehtë partive të reja opozitare dhe e zbutë konfrontimin ndërpartiak. Gjendja qe del nga sistemi proporcional krijon veshtirësi në vendimmarrje, por ka dhënë rezultate: në bashkëpunim ndërpartiak dhe zbutje të konfrontimeve ndërpartiake. Psh. e ka detyru që LDK të marr në kualicion dhe dhënjë kryeministrinë AAK-së në 2004; bashkëqeverisjen PDK-LDK në 2008, PDK-LDK 2014, etj. Dhe shih si i detyrohen të bashkpunojnë të gjitha subjektet më njëra tjetren, sadoqë ishin në konfrontim paraprak.
4. Një gjendje me shtegëdalje
Duke u nisur nga parimi demokratik, se nuk ka mundësi qeverisje jashta kushtetutëshmërisë dhe ligjëshmërisë, dhe nga fakti demokratik i interpretimit konstitucional nga Gjykata kushtetuese2014, dhe nga praktikat paraprake, atëhere kjo gjendje e krijuar duket gjithëher më shteg-dalje. Por, edhe përkufizimet në Kushtetutë është dashtë të jenë më të qarta, ose thënë ndryshe, këto duhet të qartësohen në të ardhmen sipas procedurave përkatëse në ndryshimin apo amendamentimin e saj, veçmas nese nuk ndryshohet sistemi zgjedhor proporcional. Tani, problem i veçantë është sqarimi se: a ka mundësi anëtari-partia e kualicionit parazgjedhor të shkëputet para konsolidimit institucional paszgjedhor, nga subjekti i përbashket parazgjedhor-kualicioni, dhe të bashkohet me partinë krijuese të pozitës: psh. AKR, Alternativa, LDK, të shkëputet paraprakisht-parakonstituimit institucional nga subjekti-kualicioni i përbashket zgjedhor dhe t’i bashkohet partisë krijuese të pozitës-kur në procesin zgjedhor ishin një subject-kualicion i veçantë, pra i përbashket. Edhe deputetët: a kanë të drejtë të shkputen nga subjekti dhe t’i bashkangjitën partisë-kualicionit që ka fituar më se shumti; pra, të kalojnë në pozitë, veçmas kur ata ende nuk janë betuar në konstituimin e kuvendit dhe ende nuk janë të pavarur. Për këto kërkohet interpretim kushtetues.
Kjo gjendje e krijuar momentalishtë-në bazë të deklarimeve të gjertanishme të subjekteve që kanë fituar më pakë se kualicioni PAN, mundë të krijojnë krizë politike-e jo paqartësi juridike, dhe ngërqe e rishpallje të zgjedhjeve; por, kjo do të krijonte gjendje kaotike për një kohë të gjatë dhe do krijonte dame procesit politik dhe procesit qeverisës. Dalja në zgjedhje të reja ende nuk sjell ndryshime të medha thelbësore ngase, ende nuk ka opozitë të konsoliduar sa duhet e as efekte të gjyqësorit. Efektet e duhura dhe të kërkuara qeverisëse në Kosovë do të vonoheshin, dhe vonesat kanë pasoja. Andaj, interpretimi egzistues nga Gjykata kushtetuese 2014 dhe kapërcimi përmes bashkëpunimit, bashkërendimit dhe përgjgjësisë nga lidershipi i të gjitha partive-kualicioneve, është më së i domosdoshem. Subjektet e daluna nga zgjedhjet legjitime2017, qoftë në pozitë, qoftë në opozitë, mundë të luajnë rolin dhe funksionet e tyre në qeverisje-nëse kanë qellime të sinqerta dhe nese i përmbahen rendit politik e juridik dhe ineresave të mirëfillta të vendit e qytetarëve.