Ky është 29 vjeçari nga Istogu që vdiq në vetaksident

Si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Lobuzhdë të Istogut ka humbur jeten një person.

Lajmin për Gazetën Insajderi e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se bëhet fjalë për vetaksident.

“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Insajderi mëson se i aksidentuari është Elvis Zogaj nga fshati Kaliqan i komunës së Istogut.