Tejkaloi në vijë të plotë te Ura e Klines në rrugën Pejë-Prishtinë, gjoba dhe pikët që iu hoqën shoferit

Një qytetarë ka incizuar një veturë e cila në rrugën Pejë – Prishtinë ka tejkaluar në vijë të plotë një kamionë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:30, saktësisht tek ura e Klinës.

Në njoftim thuhet se kundёrvajtёsit i shqiptohet tiketa: gjobё 150 euro, 2 pikё negative dhe 3 muaj masё mbrojtёse.

“Më datё 11.05.2023 rreth orёs 08:30, nё rrugën Pejё-Prishtinё, tek ura e Klinёs, ёshtё incizuar nga qytetarёt njё veture e cila tejkalon kamionin nё vijё tё plotё.

Kundёrvajtёsit i shqiptohet tiketa: gjobё 150 euro, 2 pikё negative dhe 3 muaj masё mbrojtёse”, thuhet në njoftim.