Një veturë del nga rruga në Klinafc

Para pak çastesh në rrugën Klinë – Skënderaj ka ndodhur një aksident.

Një veturë ka dalë nga rruga, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pos dëmëve të vogla materiale. Klina info ishte në vendin e ngjarjes, me ç’rast edhe e ndihmuan personin që ta nxirrte veturën nga vendi ku kishte rënë./Klina.info/