Salih Morina falënderon bashkëvendasit për mbështetjen e vazhdueshme

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Salih Morina s’po i ndalon aktivitetet dhe takimet me simpatizatë e qytetarët.

Ai sot është takuar me bashkëvendasit e tij, të cilët janë mbështetësit e tij.

“Një ndejë e ngrohtë me bashkëvendasit e mi!
U jam mirënjohës përherë, dhe i falenderojë përzemërsisht për mbështetjen e vazhdueshme”, shkruan Morina në FB.