Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së, nga Klina Jahë Baleci

Është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jahë Baleci nga Grabanica e Klinës.

Këtë e ka bërë të ditur, bashkëluftëtari i tij, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera shkroi se Baleci nuk iu nda luftës deri në çlirim.

“Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari im Jahë Baleci nga Grabanica e Klinës. Jahën e njoha në frontet e luftës, burrë i fjalës e i zoti kundër armikut, që nuk ju nda luftës deri në çlirim. Ngushëllime familjes Baleci dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Haradinaj. /