Nesër bëhet varrimi i veteranit të UÇK-së, Jahë Baleci

Është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jahë Baleci nga Grabanica e Klinës,Shkruan Klina infi

Kryetari i OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj ka njoftuar se varrimi i të ndjerit nesër në orën 14:00 te varrezat e dëshmorëve në Grabanicë.

Balaj po ashtu përmes Klina.info i ka dërguar telegram ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Jahë Balecit.

” Jam thellësisht i tronditur nga vdekja e një nga trimave më të guximshëm të UÇK-së. Por, Jahë Baleci i tillë do të kujtohet, si një njeri me vlera e vyrtyte të larta njerëzore. Të qoftë dheu i lehtë i Kosovës që aq shumë e deshe”, ka shkruar Balaj./Klina.info/