Moti për sot, temperaturat deri në -7 gradë

Mot i acartë edhe pritet edhe ditën e mërkurë, me vranësira paradite dhe fjolla bore, e gjatë ditës intervale me diell.

Temperaturat minimale -7 e -6C, e ato maksimale -2 e 0C. Era frynë e ftohtë nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Mot kryesisht me diell, i thatë dhe i acartë parashihet deri në fundjavë.

Minimalet mbesin të ulëta në -7C e -5C, e ato maksimale gradualisht në rritje deri në 3C e 5C ditën e premte dhe të shtunë, njofton Prishtina Weather.