Përfaqësuesit e BE-së në takim urgjent vetëm me Kurtin

Është duke u zhvilluar një takim dypalësh i zyrtarëve të BE-së me delegacionin e Prishtinës.

Pas disa orësh takim të përbashkët të zyrtarëve të BE-së me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë po zhvillohet një tjetër takim bilateral i përfaqësuesve të BE-së me delegacionin e Kosovës.

“Derisa presim përfundimin e dypalëshit Prishtinë-Bruksel…”, shkroi Vuçiqi në profilin e “Buducnostsrbija” në Instagram, së bashku me një fotografi, në të cilën shihet duke luajtur shah, në pritje të rezultatit të Brukselit në përpjekje për të arritur një marrëveshje me Kurtin, shkruan Demokracia.com.