Vdes luftëtari i UÇK-së nga Klina

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij nga fshati Grabanicë e Klinës, Jahë Baleci.

Ai tha se Jahën e njohu në frontet e luftës, teksa për të thotë se ishte burrë i fjalës e i zoti kundër armikut, që nuk ju nda luftës deri në çlirim.

Postimi i Haradinajt:

Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari im Jahë Baleci nga Grabanica e Klinës.

Jahën e njoha në frontet e luftës, burrë i fjalës e i zoti kundër armikut, që nuk ju nda luftës deri në çlirim.