Mërgimtari nga Kosova, gjobitet 10 herë për një ditë të vetme nga policia në Serbi

Mërgimtari nga Kosova me inicialet F.P, gjatë ditë së sotme është gjobitur 10 herë, në autostradat në Serbi.

Kështu ka bërë të ditur F.P, i cili i ka thënë Paparacit se shuma totale e gjobave e kap vlerën e 500 euro.

Mirëpo, ai nuk ka sqaruar se për çfarë gjobash është dënuar nga Policia serbe.

Por, ai ka apelur për kujdes te bashkëatdhetarët e tjerë të cilët do ta përdorin Serbinë si tranzit për të ardhur në Kosovë.

Kujtojmë se Serbia përdoret si vend transit nga shumica e mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë, dhe jo rrallë kanë hasur në probleme gjatë rrugës.