Me 4 qershor, bëhet inaugurimi i shtatores së Heroit të Kombit, Gjon Mark Qun Mataj

Me datë 04.06.2022 në ora 13:00 në fshatin Dresnik të Klinës, do të mbahet inaugurimi i shtatores së Heroit të Kombit, Gjon Mark Qun Mataj.

Me këtë rast familja Mataj fton qytetarët të marrin pjesë dhe ta nderojnë figurën e kombit që kontribuoi e dha shumë për vendin tonë.