Dukagjini i Klinës po përgatitet për Superligë

Dukagjini është rikthyer në elitën e futbollit kosovar pas 16 vite pritje, Për ketë sukses të arritur kanë meritë të gjithë futbollistët, stafi dhe trajneri, Ndue Përgjokaj.

Por klubi nga Klina pritet që në Superligë të udhëhiqet nga një trajner i ri më më përvojë se Përgjokaj.

Në një prononcim për Gazetën inFokus drejtori i Dukagjinit, Fabian Veseli ka thënë që janë në bisedime që në Klinë ta sjellin një trajner të ri, por momentalisht nuk kanë asnjë emër që mund të ceket.

Klinasi pritet të përforcohen gjatë verës edhe me ndonjë futbollist në mënyrë që të kenë paraqitje sa ma dinjitoze në Superligë.