Maestro i tupanit dhe defit del i pari i PDK-së në këtë komunë

Kryesia e degës së PDK-së në Istog ka zgjedhur anëtarët e ri.

Profesorë, inxhinierë, gazetarë, ekonomist e biznesmenë janë pjesë e kësaj liste prej 20 personash.

Por, me një diferencë të ndjeshme në vota, i pari në listë është një muzikant, shkruan Indeksonline.

Blerim Hysenaj, që njihet si maestro i tupanit dhe defit i ka “lodhur” kundërshtarët e tij në këtë garë.

Hysenaj ka marrë 43 vota, katër më shumë se sa kandidati i dytë në listë.