Hajnat vjedhin pajisje elektronike në vlerë prej 6 mijë eurove në një lokal në Malishevë

Në një lokal të Malishevës dje rreth orës 05:06 është kryer një vjedhje.

Policia njofton se disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e lokalit dhe nga aty kanë arritur të vjedhin disa pajisje elektronike.

Gazeta mëson se vlera e përgjithshme e dëmit sillet rreth 6000 euro.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Mazreku”, dje rreth orës 05:06.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.