Roma e dobët për ta mposhtur Bolognan, pëson humbje në shtëpi

Roma dhe Bologna janë përballur sonte në xhiron e 23 të ligës italiane, ndeshje kjo që përfundoi me fitoren e mysafirëve.

Epërsia për Bolognan erdhi pas golit të shënuar nga Orsolini që në minutën e 16’ kurse Denswil shënoi autogol mirëpo Barrow e riktheu rezultatin, 10 minuta pas golit të parë.

Prap protagonist ishte Barrow edhe në pjesën e dytë duke shënuar golin e tij të dytë në këtë ndeshje.

Roma e cila u mundua të mos i lërë tri pikë t’i ikin nga ‘dora’ e ngushtoi rezultatin në minutën e 72’ përmes golit të shënuar nga Mkhitaryan, mirëpo ky gol nuk mjaftoi që Roma të marrë pikë në këtë ndeshje./