Facebook ndalon ‘zërin e Trumpit’ nga platforma

Facebook ka hequr një video të ish-presidentit amerikan Donald Trump nga faqja e gruas së djalit të tij, Lara Trump.

Gjiganti i mediave sociale ndaloi Trump nga platforma e tij në janar pas trazirave nga mbështetësit e tij në ndërtesën e Kongresit në Washington.

Lara Trump, një bashkëpunëtore e re e Fox News, postoi një video të saj duke intervistuar Trumpin për një sërë çështjesh.

Ajo më vonë postoi një screenshot të një emaili që mori nga Facebook duke e paralajmëruar atë për ndalimin, raporton BBC.

“Në përputhje me bllokun që vendosëm në llogaritë e Donald Trump në Facebook dhe Instagram, përmbajtja e mëtejshme e postuar me zërin e Donald Trump do të hiqet dhe do të rezultojë në kufizime shtesë në llogari”, lexohet në një email nga “Katelyn”.

Lara Trump, e cila është e martuar me djalin e Trumpit, Eric, në vend të kësaj postoi intervistën për shfaqjen e saj në internet The Right View në platformën video Rumble dhe u lidh me të nga faqja e saj në Facebook.