Kusari-Lila: Java e ardhshme do ta përcaktojë çështjen e presidentit

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një prononcim për Klankosova.tv ka thënë se java e ardhshme do ta definojë qartë çështjen e presidentit të vendit.

“Java e ardhshme do të jetë vendimtare për çështjen e presidentit, pra java e ardhshme do ta definojë qartë ditën dhe datën e seancës për zgjedhjen e presidentit. Nuk e përjashtojmë mundësinë që kjo seancë të thirret për javën e ardhshme”, ka thënë Kusari-Lila.

Kujtojmë se nesër do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

Lidhja Demokratike e Kosovës të martën ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën për zgjedhjen e presidentit, kurse dy prej partive të tjera opozitare, LDK dhe AAK, kanë potencuar se nuk do ta mbështesin kandidaten e LVV-së për presidente.