Biografia e Dr. Serbeze O. Manaj

Biografia e Dr. Serbeze O. Manaj

Lindi dhe u rrit në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës.

E martuar, nënë e 4 fëmijëve. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, kurse Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi i përgjithshëm, e kreu në Universitetin e Prishtinës dhe specializimin nga lëmia “Mjekësi Familjare” në Prishtinë.

Punoi para luftës së fundit në Kosovë në ambulantën humanitare “Nënë Tereza” në Klinë. Ndërsa gjatë tërë kohës së luftës kreu shërbime shëndetësore në zonën e Drenicës, ambulantën e Ujmirit dhe në terrenet e kësaj zone. Vazhdoi me kontributin e saj në zonën e Pashtrikut në ambulantën e improvizuar në Sferkë. Posedon statusin e OVL-UÇK-së.

Pas luftës vazhdoi punën e saj në shtëpinë e shëndetit në Klinë dhe punktet e saj në Gllarevë, Sferkë dhe Ujmirë.

Pas përfundimit të specializimit në fushën e Mjekësisë Familjare mori titullin “Specialiste e Mjekësisë Familjare” dhe vazhdoi punën në QKMF “Nënë Tereza” në Klinë duke u përballur në luftë me pandeminë Covid-19.

Përkrah ekskluzivisht LDK-në prej themelimit të saj dhe garimi në zgjedhjet lokale për asamble është synimi i saj në realizimin e ngritjes së nivelit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në komunën e Klinës.