Surface Duo, telefoni me dy ekrane dhe sistem operativ Android

Microsoft njoftoi sot se telefoni i tij i zgjuar me ekran të dyfishtë Surface Duo, i cili funksionon në sistemin operativ Android, do të jetë në dyqane nga 10 shtatori.

Surface Duo mbyllet si një libër. Për dallim nga Galaxy Z Fold 2 i Samsung-it, i cili ka një ekran të vetëm nga qelqi fleksibël special, Duo ka dy ekrane tradicionale të ndara, por të sinkronizuara për të punuar së bashku.

Në një konferencë për media përpara njoftimit të pajisjes Surface Duo, menaxhmenti e prezantoi këtë telefon si një mjet për biznes më produktiv me përdorimin e aplikacioneve të tyre, pasi shumë punonjës përdorin opsionin e monitoruesve të dyfishtë në kompjuterët e tyre personal.

Ekrani i dyfishtë gjithashtu lejon përdoruesit të çiftojnë aplikacione jo-Microsoft, siç janë ekzekutimi i rrjeteve sociale Twitter dhe Instagram.

Surface Duo nuk ka lidhje 5G. Pajisja fillimisht do të jetë në dispozicion vetëm në SHBA, dhe kompania nuk ka dhënë një kornizë kohore kur mund të arrijë në tregjet e tjera. Çmimi i kësaj pajisje do të jetë 1.399 dollarë.