Gati 7 mijë vende të reja të punës hapen në Kosovë

“Superpuna” ka njoftuar se janë edhe 6785 pozita të lira të punës në këtë platformë.

Sipas njoftimit të kësaj platforme, të rinj të moshave 18-25 vjeç duhet të regjistrohen në këtë link: https://superpuna.rks-gov.net/

Derisa rreth 10 ditë më parë ka qenë ministri i Financave Hekuran Murati që ka bërë të ditur se përmes kësaj platformë janë punësuar 1,994 të rinj, mbi 51 përqind prej tyre vajza.