Kryetari Elezaj për ngushëllim te familja Berisha në Gjurgjevik të Madh

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj bashkë me Binak Sylës dhe Tunë Dedaj kanë qëndruar në Familjen Berisha për ngushëllim në Gjurgjevik të Madh,

Familja Berisha me këtë rast ka falënderuar kryetarin Elezaj.
Ndryshe, Halil Berisha vdiq në moshën 55 vjeçare pas një sëmundje të rëndë dhe të shkurtër.
Berisha ishte babai i pronarit të Portalit Informativ në Klinë, “KlinaInfo”.