Esat Raci me Memli Krasniqin e Sokol Bashotën, ftojnë qytetarët e Klinës të votojnë për ndryshim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qenë sot në Klinë, ku u takua me degën e partisë që udhëheq ai në këtë komunë, në krye me Sokol Bashotën.

Kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e PDK-së duke komentuar këtë takim, përmes një postimi në FB ka thënë se kanë nisur fushatën pesë ditore për balotazh.

Me këtë rast ai ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Klinës të iu bashkohen sipas tij në këtë rrugëtim drejt fitores.

” Fitores së perspektives më të mirë për të gjithë.

Bashkë me kryetarin e Partisë, Memli Krasniqi dhe kryetarin Sokol Bashota vizituam dy nga shumë bizneset e suksesshme në Komunën e Klinës, fabrikën “AgroButrinti” dhe pastiqeri “Dollomiti”. Përkrahja e bizneseve në zhvillimin dhe rritjen e tyre ndikon drejtpërdrejt në rritjen e punësimeve të reja dhe ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve tanë. Ky është qëllimi dhe misioni i qeverisë së udhëhequr nga PDK dhe unë si kryetar Komune.

Të punojmë së bashku që të qeverisim së bashku të ardhmen tonë!

Dalshim faqebardhë”, shkruan Raci.