Varroset viktima e nëntë e Covid-19 në Kosovë (VIDEO)

Luftën kundër koronavirusit e humbi një 69 vjeçar nga Semetishti i Suharekës. Ai u varros sot në fshatin e tij në praninë e vetëm disa familjarëve.

Viktima S.B zyrtarisht ishte anëtari i parë i familjes i cili u prek me Covid-19, ku më pas u infektuan edhe katër familjarë të tjerë.

Por, Klan Kosova mëson se një vëlla i viktimës kishte ndërruar jetë më 27 mars si pasojë e një sulmi në zemër, por të cilit nuk i është bërë analiza postmortum për koronavirus.