Personi nga Klina që u dërgua mbrëmë në QKUK, doli negativ

Klina është një nga komunat e para e cila u prek me virusin korona, gjithashtu një nga vendet e para u mor vendimi për karantinim. Por, megjithatë deri më tani, në këtë pjesë të vendit situata duket se është menaxhuar mirë sa i përket përhapjes së COVID19.

Kështu ka thënë Drejtori i Shëndetësisë së kësaj komune, Hekuran Sejdiu.

“Përndryshe, situata e pandemisë në Klinë është e qetë dhe në kontroll. Ne, si Shtab Komunal, jemi duke bërë apel për respktimin e masave të reja nga MSH si dhe duke u angazhuar maksimalisht që këto masa t’i qartësojmë sa më shumë”, ka thënë ai.

Sejdiu ndërsa ka njoftuar se nga resulztatet e fundit, një grua e moshuar e dyshuar se është prekur me koronavirus, ka dalë negativ. Ndërsa rasti i infermieres nga Qabiqi që rezultoi pozitiv, familja e së njëjtës është në izolim.

“Një grua e dyshuar nga Klina të cilën e kemi dërguar mbrëmë për testim, ka dalë negativ me koronavirus.

Në Qabiq, familjarët e pacientës i kemi vendos në vetizolim dhe jemi duke i monitoru deri në shfaqjen e nevojës për testimin e tyre. Gjendja e tyre ështe e mirë për momentin dhe nuk kanë simptoma”, ka thënë ai.

Ndryshe, deri më tani nga komuna e Klinës, kanë qenë gjithsej 4 raste, një paciente e shëruar. Ndërsa 2 infermiere gjithashtu janë infektuar me COVID19, njëra nga Ujmiri që punon në Klinikën Infektive dhe tjetra nga Qabiqi që shërben në Spitalin Amerikan