Formacionet zyrtare: Llapi – Dukagjini

Llapi dhe Dukagjini përballen në ndeshjen e mbetur nga xhiro e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat janë në pjesën e poshtme të tabelës dhe synojnë këndelljen.

Llapi në këtë takim vije pas humbjes 2-0 nga Prishtina, derisa Dukagjini pas barazimit 1-1 me kampionin në fuqi Ballkanin.

Tahir Batatina i vendasve dhe Armend Dallku i mysafirëve kanë publikuar tanimë formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Idrizi, Emini, Rivera, Selimi, Krasniqi, Fernandinho, Shabani, Progni, Alidema, Fazliu.

Dukagjini: Haxhihamza, Shala, Dallku, Basriu, Hugo, Millaku, Morina, Ahmeti, Zulfiu, Merlaku, John.