Organizata botërore e boksit (WBO) ia ka gjetur kundërshtarin boksierit ukrainas, Oleksandr Usykut.
Usyk duhet të mbrojë titullin e tij dhe si kundërshtar mund ta ketë Joseph Parkerin,
Pikërisht Parker është propozuar nga WBO dhe tashmë ekipi i dyshes kanë kohë 30 ditë për të arritur një marrëveshje.
Boksieri ukrainas nuk ka pësuar asnjë humbje në karrierë, duke shkuar kështu në 23 meçe, 23 fitore, 14 me nokaut.
Taboola
Kurse Parker, ka zhvilluar 39 meçe gjatë karrierës profesionale, ka fituar 36 (24 me nokaut) dhe ka humbur 3 (1 me nokaut).
Një meç i mundshëm mes Usykut dhe Parkerit mund të zhvillohet në muajin maj apo qershor.
The WBO has officially ordered heavyweight champion Oleksandr Usyk to defend his title against its ‘interim’ belt holder Joseph Parker. The parties have 30 days to reach a deal before the bout goes to a purse bid. pic.twitter.com/ZPzQFnwba4
— Ring Magazine (@ringmagazine) March 13, 2025